10 mënyra të provuara për të ulur tensionin e lartë të gjakut dhe për të mbrojtur zemrën
Tensioni i lartë i gjakut prek një në tre të rritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe është përgjegjës për më shumë se gjysmën e të gjitha infarkteve dhe goditjeve në tru. Është diçka që kemi frikë ta dëgjojmë gjatë kontrollit shëndetësor në moshën e mesme, por në fakt, një diagnozë e hershme mund të jetë një bekim. Tensioni i lartë i gjakut shpesh quhet “vrasësi i heshtur”, sepse mund të mos shfaqë asnjë simptomë, duke e bërë edhe më të rëndësishme njohjen e vlerave të tensionit të gjakut dhe kontrollin e rregullt të tyre. Si matet tensioni i gjakut? Tensioni i gjakut matet në milimetra të merkurit (mmHg). Numri i sipërm është “sistolik” presioni në arterie kur zemra rreh. Numri i poshtëm është “diastolik” presioni në...
Burimi:
syri.net