10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli

10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka dalë me një deklaratë zyrtare pas përshkallëzimit të tensioneve në kryeqytet, ku objekt i një sulmi me bomba molotov, lëndë piroteknike e sende të forta u bë godina e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë. Sipas kreut të Policisë së Shtetit, si pasojë e këtij incidenti kanë mbetur të plagosur 10 efektivë policie që ndodheshin në shërbim për ruajtjen e objektit. Hita veçoi faktin se punonjësit e lënduar nuk kishin qenë të angazhuar në veprimet policore gjatë ditëve të mëparshme të protestave, ndërsa nënvizoi se sulmi rrezikoi edhe personat e shoqëruar brenda ambienteve të komisariatit. “Dua të jem shumë i qartë për të gjithë se sulmi ndaj një komisariati policie nuk është...