Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
10-0 për Bayernin, dyshimet e Müller: Pse arbitri nuk donte që të festoja?
👁13190
Mesfushori i Bayern Munich, Thomas Müller, është ende protagonist me fanellën e bavarezëvem para lamtumirës së paralajmëruar nga klubi (e cila vjen pas Kupës së Botës për Klube). Dy gola dhe një asist për të në fitoren dërrmuese 10-0 ndaj Auckland City. “Bëmë një ndeshje solide dhe të përqendruar, duke treguar intensitet të madh, – ishin fjalët e tij pas ndeshjes. – Mbas çdo goli ishim menjëherë gati për të shënuar sërish. Këtë fitore kaq të thellë e meritonim plotësisht. Pavarësisht vapës, e shijuam shumë këtë ndeshje, atmosfera në stadium ishte fantastike dhe fusha në kushte perfekte. Tani duhet të...