Zyrtarisht në detyrë! Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me Begajn: SHBA, partner i pazëvendësueshëm
Bajram Begaj dhe Eric Wendt TIRANË-Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, nis sot zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Shqipëri. Wendt ka paraqitur letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Ceremonia zyrtare e pritjes u mbajt në ambientet e Pallatit të Brigadave. Takimi i cili zgjati rreth një orë shënon hapin e parë formal të Wendt në ushtrimin e detyrës së tij si përfaqësues i Washingtonit në Shqipëri. Presidenti Bajram Begaj pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, duke i uruar suksese në detyrë. Kreu i Shtetit rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njoftimi i plotë i Presidencës: Presidenti i Republikës, Sh. T....
Burimi:
zeri.ai