Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për rritjen e kërcënimeve nga ‘kundërshtarët’ e Uashingtonit

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për rritjen e kërcënimeve nga ‘kundërshtarët’ e Uashingtonit

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Teherani, Pekini, Moska dhe Pheniani, e kanë shtuar veprimtarinë që kërcënon sigurinë dhe interesat e Shteteve të Bashkuara. Ata përmendën plane të mbështetura nga Irani për sulme, përpjekjet e Kinës për të vjedhur teknologji të ndjeshme dhe operacionet kibernetike që kërcënojnë infrastrukturën jetike. Duke folur më 18 nëntor në një seancë dëgjimore të Komitetit për Sigurinë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, me titull “Kërcënimet globale ndaj sigurisë së brendshme: 25 vjet pas 11 shtatorit”, zyrtarë të inteligjencës dhe ata ligjzbatues thanë se katër rivalë të mëdhenj gjeopolitikë po përdorin metoda të ndryshme për t’i kërcënuar sigurinë dhe interesat e Shteteve të Bashkuara. Zëvendësdrejtori i FBI-së, Christopher Raia, tha se “kundërshtarët e SHBA-së” po bëhen “më agresivë” dhe “më të aftë”...