ZYRTARE/ “Tym i bardhë”, Kane-Bayern vjen rinovimi, kontratë e re deri në 2029 – Balkanweb.com – News24

ZYRTARE/ “Tym i bardhë”, Kane-Bayern vjen rinovimi, kontratë e re deri në 2029 – Balkanweb.com – News24

Ishte çështje ditësh, por tashmë është zyrtare: “Harry Kane hedh firmën mbi kontratë duke zgjatur bashkëpunimin e tij me Bayern Munich deri më 30 qershor 2029”. Prej kohësh palët, Bayern dhe Harry Kane, kishin nisur negociatat për rinovimin e kontratës, por vetëm këtë të enjte doli “tymi i bardhë”, me gjigandët gjerman që njoftuan zgjatjen e bashkëpunimit me “bomberin” anglez. Ky rinovim vjen pikërisht në një moment shumë të rëndësishëm në aspektin personal për Harry Kane, fitues i freskët i “Topit të Artë”. Kapiteni i “Tre Luanëve” u shfaq i lumtur për këtë kontratë të re, me shumë gjasa e fundit në nivele kaq të larta: “E dua këtë klub, tifozët dhe qytetin, ndihem si në shtëpinë time te FC Bayern. Kemi një ekip fantastik,...