Zyrtare! Protestat e studentëve në kryeqytet, Bashkia shtyn në nëntor Maratonën e Tiranës
19 Tetor 2026 12:25 Telesport E planifikuar për t’u zhvilluar këtë fundjavë, më 25 tetor, Maratona e Tiranës 2026 është shtyrë me një muaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se Maratona e Tiranës do të zhvillohet më datat 14-15 nentor. “Maratona do të shtyhet, nuk do të anulohet. Regjistrimet e kryera mbeten në fuqi për datën e re. Na duhet pak më shumë durim sepse festa e vrapimit në Tiranë nap rete në nëntor”, thuhet në deklaratën e Bashkisë. Shkak i kësaj shtyrjeje është situata në kryeqytet, ku prej disa ditësh kanë nisur protestat e studentëve.
Burimi:
telesport.al