Zyrtare! Borussia Dortmund “shpërblen” Niko Kovac, i zgjat kontratën deri në vitin 2029
Borussia Dortmund dhe Niko Kovac do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku. Klubi gjerman ka njoftuar zgjatjen e kontratës për trajnerin kroat, i cili ka nënshkruar një marrëveshje të re që zgjat deri më 30 qershor 2029. Ky vendim rikonfirmon besimin e drejtuesve te trajneri 54-vjeçar, i cili mori drejtimin e në pranverën e vitit 2025, kur ekipi renditej në vendin e njëmbëdhjetë në Bundesliga. Kovac e riktheu me sukses BVB-në në nivelet e larta, duke siguruar kualifikimin në Champions League në javën e fundit të sezonit 2024/25 dhe duke e çuar më pas ekipin në vendin e dytë në kampionat me 73 pikë. “Kemi qenë në rrugën e duhur me Niko Kovač që kur ai mori drejtimin. Ai e ka zhvilluar vazhdimisht ekipin...
Burimi:
telesport.al