Zv/ministrja Muçaj: Hekurudha Tiranë-Durrës dhe lidhja me Rinasin, funksionale brenda vitit 2027
Shqipëria synon të avancojë ndjeshëm rrjetin hekurudhor në vitet e ardhshme, me objektiv që projektet kryesore të transportit hekurudhor të krijojnë lidhje më të mira mes Tiranës, Durrësit, aeroportit dhe korridoreve rajonale deri në vitin 2030. Zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, deklaroi se linja Tiranë-Durrës dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit synohen të jenë funksionale brenda vitit 2027, ndërsa për segmentet Vorë-Hani i Hotit dhe Durrës-Rrogozhinë është parashikuar përfundimi deri në vitin 2030. “2030-a për ne, për pjesën e projekteve siç është Tiranë-Durrësi dhe lidhja me aeroportin e Tiranës, patjetër që është një realitet dhe ne shpresojmë që 2027-a të na gjejë me një linjë hekurudhore të rehabilituar. Ndërkohë për segmentet shtesë, pra për 4 km për kthimin e stacionit të trenit...
Burimi:
kohajone.com