Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana thotë se qeveria po vijon thirrjet për dialog me protestuesit. Për të pakënaqësitë janë normale në një shoqëri demokratike, ku jo të gjithë qytetarët ndihen të përfaqësuar. Qeveria këtë situatë, këto protesta i konsideron si një krizë të rendit publik apo si një krizë politike? Pranvera Skana: Nuk mund të bëjmë përcaktime të menjëhershme të kësaj situate për t’i vendosur domosdoshmërisht një emër, por ajo çfarë unë e cilësoj të rëndësishme është që kjo është një protestë që ka impaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi jetët e shqiptarëve, qoftë edhe përmes fluksit të mediave që kanë gjeneruar kaq ditë të tëra me akte ndoshta të pakëndshme për audiencat. Nëse Policia Shqiptare mund ta cilësojë si një rast apo prishje të...
Burimi:
kohajone.com