“Zonja me kamelie” vjen në skenën e Operës dhe Baletit Nacional më 22 tetor
Baleti “Zonja me kamelie”, një histori skenike për dashurinë, pasionin dhe sakrificën, do të shfaqet më 22 tetor, në orën 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional. E frymëzuar nga historia e njohur e Margaritës dhe Armandit, kjo shfaqje sjell në skenë fatin e dy personazheve kryesorë, duke ndërthurur emocionet e dashurisë me sakrificën personale dhe kufizimet shoqërore. Muzika e Xhuzepe Verdit i jep veprës një dimension të veçantë emocional, duke e plotësuar rrëfimin përmes melodive dhe fuqisë shprehëse të baletit. Shfaqja do të drejtohet nga dirigjenti armen Eduard Ambarcumjan, ndërsa koreografia është realizuar nga koreografi rus Vasili Medvedev, i njohur për bashkëpunimet me teatro të rëndësishme të baletit, përfshirë Teatrin Bolshoi në Moskë dhe Teatrin Mariinski në Shën Petersburg. Skenografia dhe kostumografia janë...
Burimi:
kultplus.com