Zogaj: Rama e personalizon ngritjen e SPAK, reforma nuk bëhej pa opozitën! I dha mesazh drejtësisë

Zogaj: Rama e personalizon ngritjen e SPAK, reforma nuk bëhej pa opozitën! I dha mesazh drejtësisë

Analisti Preç Zogaj gjatë diskutimit me temë “Përplasja me drejtësinë, si ka ndryshuar Rama” u shpreh se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) karakterizohen nga një luhatje e vazhdueshme dhe mungesë konsistence. Sipas Zogajt, dinamika e marrëdhënieve mes ekzekutivit dhe pushtetit gjyqësor shfaqet me valëzime të dukshme, të cilat kushtëzohen nga zhvillimet politike dhe hetimore në vend. “Edhe në dritën e këtyre fakteve, të cilat mund të pasurohen me të reja, vërehet se nuk ka një qëndrim konstant, por qëndrime valëzuese që ndryshojnë vazhdimisht. Sigurisht, SPAK-u është një faktor me peshë të madhe në jetën politike dhe institucionale të vendit. Askush nuk mund të presë që kryeministri të jetë i distancuar, indiferent apo t’i shmangë...