Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

Një zjarr ka rënë në tokat bujqësore në fshatin Rrapëz, në Lushnjë, në anë të autostradës Lushnjë-Fier. Flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi dhe kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.