Zjarri përfshin shtëpinë e të moshuarve në Kili, të paktën 16 viktima

Zjarri përfshin shtëpinë e të moshuarve në Kili, të paktën 16 viktima

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga një zjarr në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në jug të Kilit, sipas raportimeve të mediave lokale. Disa media raportuan, duke cituar autoritetet e vendit të Amerikës së Jugut, se zjarri shpërtheu të premten në mbrëmje. Pamjet e publikuara nga e përditshmja La Tercera tregonin flakë të mëdha që dilnin nga çatia e ndërtesës. Ngjarja ndodhi pranë qytetit Pitrufquén, në jug të vendit. Dhjetë persona raportohet se u shpëtuan nga ndërtesa dhe u dërguan në spital me lëndime. Disa ekipe zjarrfikëse dhe shpëtimi nga qytetet fqinje u angazhuan në vendngjarje. Autoritetet thanë se gjithsej 26 persona ndodheshin brenda shtëpisë së kujdesit për të moshuarit në momentin kur shpërtheu zjarri. Shkaku i zjarrit është nën hetim./DPA News