Zjarri përfshin katin e 11-të të një pallati në Shkodër, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi! Rrezikohen dhjetëra apartamente

Zjarri përfshin katin e 11-të të një pallati në Shkodër, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi! Rrezikohen dhjetëra apartamente

Një biznes bar në katin e 11-të të një pallati është përfshirë nga flakët, ndërsa situata paraqitet problematike për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e zjarrit. Ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirësuar për shkak të pozicionit të biznesit në pjesën e sipërme të ndërtesës, ndërsa nën të ndodhen dhjetëra apartamente banimi. Zjarri ka përfshirë ambientet e biznesit, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të kushteve atmosferike. Era e fortë rrit rrezikun që zjarri të përhapet edhe në pjesë të tjera të ndërtesës. Ndërhyrja për neutralizimin e flakëve paraqitet e vështirë për shkak të lartësisë dhe pozicionit të zjarrit në pjesën e sipërme të godinës.