Zjarri përfshin Grykë-Lumin në Lezhë, digjen 2 hektarë me pemë frutore dhe rrezikohet një banesë

Zjarri përfshin Grykë-Lumin në Lezhë, digjen 2 hektarë me pemë frutore dhe rrezikohet një banesë

foto nga vendi i ngjarjes LEZHË- Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Grykë-Lumit, në Shënkoll të Lezhës, duke shkaktuar dëme në rreth dy hektarë tokë të mbjellë me pemë frutore. Flakët janë evidentuar rreth orës 14:30 dhe për shkak të përhapjes së tyre situata është bërë më problematike, pasi zjarri është afruar pranë një banese dykatëshe. Banorët kanë ndërhyrë fillimisht për të frenuar përhapjen e flakëve, ndërsa më pas në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse. Ndërhyrja ka bërë të mundur izolimin e vatrës dhe parandalimin e përfshirjes së banesës nga zjarri. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë djegia e mbetjeve bujqësore në tokat pranë zonës. Ndërkohë, grupi hetimor ka...