Zjarri në Peqin rrezikon banesat, ndërhyrja nga toka dhe ajri frenon flakët
Pas një nate të gjatë dhe të vështirë për forcat zjarrfikëse, situata në Bashkinë e Peqinit paraqitet më e qetë mëngjesin e sotëm. Flakët, të cilat rrezikuan edhe banesat në disa zona, janë vënë nën kontroll në disa vatra, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë të tyre dhe monitorimin e terrenit. Gjatë gjithë natës, dhjetëra forca zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga efektivë të ushtrisë, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e zjarrit. Për shkak të terrenit dhe intensitetit të flakëve, ndërhyrja ka qenë e vështirë, ndërsa prioriteti kryesor ka qenë mbrojtja e banesave dhe e zonave të banuara. Në ndihmë të operacionit ka vijuar edhe ndërhyrja nga ajri. Mjetet ajrore kanë hedhur ujë mbi vatrat e zjarrit, duke ndihmuar në uljen e...
Burimi:
kohajone.com