Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa të dëmtuara

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa të dëmtuara

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivaçit në Lezhë, duke rrezikuar seriozisht zonën e banuar. Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara nga era e fortë dhe thatësira, ndërsa situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit dhe përhapjes së shpejtë të zjarrit. Sipas kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, deri tani nga flakët janë dëmtuar disa banesa, ndërsa një prej tyre është shkatërruar plotësisht. “Zjarri është në një nga zonat më të thella të Lezhës, në Kalivaç duke dëmtuar disa banesa, ku një banesë është dëmtuar komplet. Ajo që është pozitive është se nuk ka dëme në njerëz. Po tentojmë që ta vendosim nën kontroll sa më shpejt. Zjarri është favorizuar edhe nga era e fortë dhe...