Zjarri në Himarë, Lamallari në terren: 21 mjete dhe 50 efektivë të angazhuar në operacion

Zjarri në Himarë, Lamallari në terren: 21 mjete dhe 50 efektivë të angazhuar në operacion

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka mbërritur në Himarë, ku prej rreth 12 orësh vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe vënien nën kontroll të situatës. Lamallari, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri, Ervis Gjoshi, ka inspektuar nga afër operacionin dhe ka marrë informacion mbi ndërhyrjen e strukturave në terren. Gjoshi bëri të ditur se shërbimi zjarrfikës ka angazhuar 21 automjete nga bashki të ndryshme të vendit, ndërsa në operacion marrin pjesë rreth 50 efektivë. “Automjetet janë angazhuar nga Tirana, Durrësi, Vlora, Himara, Saranda dhe bashki të tjera. Janë përfshirë edhe 50 efektivë për përballimin e kësaj situate. Nga ana jonë është ndërhyrë në çdo vatër. Aktualisht situata është nën kontroll”, deklaroi Gjoshi. Ai falënderoi efektivët e angazhuar në operacion për...