“Zjarri në Fier vijon të jetë kritik”, Shefi i Mbrojtjes Civile: Janë evakuuar disa familje, ndërhyrje nga toka dhe ajri
Zjarri që ka nisur mesditën e sotme në fshatrat Driz dhe Pavisë është përhapur me shpejtësi në disa zona për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë. Shefi i Mbrojtjes Civile në Prefekturë, Kreshnik Ymeraj, bën me dije se si masë paraprake janë evakuuar rreth 7-8 familje, ndërsa deri tani nuk raportohet për banesa të dëmtuara. Në terren po ndërhyjnë forcat zjarrfikëse nga toka, ndërsa operacioni nga ajri po kryhet me dy helikopterë, në përpjekje për të izoluar flakët dhe vënë nën kontroll situatën. Kreshnik Ymeraj: Zjarri ka nisur që në mesditë në fshatin Driz dhe Pavisë për shkak të erës dhe terrenit të vështirë ka marrë një përhapje edhe në zonat e tjera. Ka arritur deri këtu në zonën e liqenit dhe...
Burimi:
vizionplus.tv