Zjarri në Fier/ Shkuan me makina private për të evakuuar banorët, digjen automjetet e dy efektivëve të policisë

Zjarri në Fier/ Shkuan me makina private për të evakuuar banorët, digjen automjetet e dy efektivëve të policisë

Dy automjete personale të punonjësve të Policisë së Fierit janë djegur plotësisht nga zjarri që përfshiu zonën e Vadhizës më 4 shtator. Për shkak të situatës së krijuar dhe nevojës për ndërhyrje të menjëhershme, disa punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariatit të Policisë Fier u nisën drejt zonës së rrezikut me automjetet e tyre private. Ndërsa po kryenin detyrat e tyre, përkatësisht veprime hetimore dhe evakuimin e banorëve të rrezikuar, flakët u përhapën në një territor të gjerë dhe me shpejtësi të madhe. Si pasojë, u dogjën plotësisht dy automjete personale të efektivëve të Komisariatit të Policisë Fier. Bëhet fjalë për automjetin e nënkomisarit A.V., i cili ishte angazhuar me veprimet hetimore, dhe atë të inspektorit A.R., i cili po merrej...