Zjarret përfshinë një territor të gjerë në Fier, bashkia nis evidentimin e dëmeve

Zjarret përfshinë një territor të gjerë në Fier, bashkia nis evidentimin e dëmeve

Pas disa ditësh përballje me vatrat e zjarrit, Bashkia Fier ka nisur procesin e evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga flakët në disa zona të territorit të bashkisë. Për të përcaktuar përmasat e dëmeve, Bashkia Fier ka ngritur dy grupe pune. Një grup do të merret me evidentimin e dëmeve në kulturat bujqësore, pemët frutore dhe ullishtet në Njësitë Administrative Frakull, Levan dhe Qendër. Ndërkohë, grupi i dytë do të evidentojë dhe vlerësojë dëmet në banesa, stalla, pajisje dhe makineri. Sipas Bashkisë, puna për vlerësimin e dëmeve në banesa ka nisur që sot. Procesi do të zhvillohet në bashkëpunim me kryetarët e njësive administrative dhe kryepleqtë e fshatrave, me qëllim që evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve të përfundojë sa më shpejt dhe në...