Zjarret përfshijnë disa zona të Shqipërisë, ja bilanci i fundit nga Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit zyrtar, që përmbledh të dhënat e plota deri më 31 gusht, në orën 14:00, në territorin e vendit janë raportuar 10 vatra zjarri. Prej tyre, 5 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 1 është shuar plotësisht. Situata paraqitet më e angazhuar në qarkun Dibër, ku aktive mbeten vatrat në Vajkal, Lundre, Ballenjë dhe në brezin Bershi–Kurdari–Patinë. Në Lundre, për shkak të erës dhe sipërfaqes së konsiderueshme pyjore, janë angazhuar edhe 20 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore; aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Vajkal janë angazhuar 20 forca MZSH dhe 20 efektivë të FA, ndërsa në Ballenjë zjarri vijon në një sipërfaqe pyjore brenda...
Burimi:
vizionplus.tv