Zjarret në Lezhë, reagon kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Beteja vijon në Kalivaç, forcat zjarrfikëse në terren
Beteja me zjarret vijon në territorin e Bashkisë Lezhë, ndërsa situata mbetet veçanërisht e vështirë në Kalivaç, ku forcat në terren po përballen me një terren të vështirë dhe kushte që e komplikojnë ndërhyrjen. Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, përmes një publikimi në rrjetet sociale, ka përcjellë një pasqyrë të situatës dhe të përpjekjeve për të mbajtur nën kontroll vatrat e zjarrit. “Vazhdojmë betejën në Kalivaç, në një terren tepër të vështirë!”, shkruan Ndreu, duke nënvizuar vështirësinë e ndërhyrjes në këtë zonë dhe angazhimin e pandërprerë të strukturave për përballimin e situatës. Ndërkohë, situata është shoqëruar edhe me një sërë vatrash të tjera zjarri në zona të ndryshme të territorit të Lezhës. “Një ‘koktejl’ vatrash zjarri në Tale, Bërzanë, Rrilë dhe Ishull, ku forcat zjarrfikëse...
Burimi:
kohajone.com