Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren: Situata është nën kontroll!
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ishte në Levan të Fierit, ku pa nga afër situatën e krijuar nga zjarret gjatë orëve të pasdites. Sipas tij, situata është tashmë shumë më e qetë. “Situata në Levan është shumë më e qetë se ç’ishte gjatë orëve të pasdites. Janë dy vatra që po monitorohen dhe do të aksesohen përsëri nesër në mëngjes, si nga toka, por me shumë mundësi edhe nga ajri”, deklaroi Ministri Nufi. Ministri e cilësoi ditën e sotme si një ndër ditët më të vështira të sezonit të zjarreve, teksa evidentoi angazhimin e forcave në disa zona të vendit, përfshirë Lezhën, Dibrën, Matin, Qinamin, dhe Levanin në Fier. “Sot ka qenë një ndër ditët më të vështira të situatës së zjarreve gjatë gjithë sezonit...
Burimi:
vizionplus.tv