Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, u ka bërë thirrje urgjente banorëve të largohen nga banesat, bizneset dhe ambientet e tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën, për shkak të përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara. Në apelin e tij, Tavo kërkon që banorët të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të largohen nga zonat e rrezikuara për të shmangur pasojat e mundshme. Ai u bën thirrje qytetarëve të kërkojnë ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, forcave zjarrfikëse dhe shërbimit të urgjencës mjekësore në rast nevoje. “Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve”, apelon kryebashkiaku Tavo, ndërsa situata në Himarë vijon të mbetet kritike për shkak të përhapjes së flakëve. Thirrja e kryebashkiakut Tavo: THIRRJE URGJENTE PËR BANORËT E HIMARËS! Për shkak të zjarrit të...