ZJARRE DHE SHKATERRIME/ PAS DY DITESH PRITJE, RAMA SHFAQET SOT NE OREN 9:30
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mëngjesin e së enjtes grupin parlamentar të Partisë Socialiste, në një moment kur Tirana po përballet me pasojat e protestave të dhunshme të dy ditëve të fundit. Mbledhja është caktuar për në orën 09:30 dhe vjen pas anulimit të takimit që ishte planifikuar të zhvillohej gjatë ditës së djeshme. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë edhe situata e krijuar në kryeqytet, pas protestës studentore që u shoqërua me përplasje të forta mes demonstruesve dhe policisë, sulme ndaj institucioneve shtetërore, djegie automjetesh dhe dëmtime të bizneseve private. Pritet që kryeministri të mbajë një qëndrim lidhur me zhvillimet e fundit, megjithëse ende nuk ka një njoftim zyrtar për çështjet që do të diskutohen në mbledhje. Gjatë së mërkurës, Tirana përjetoi...
Burimi:
ntv.al