Zjarr në Zall-Herr, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve
Një vatër zjarri është regjistruar gjatë ditës së sotme në zonën e Zall-Herrit, në territorin e Bashkisë së Tiranës. Sipas informacioneve, pranë zonës së përfshirë nga flakët nuk ka banesa të rrezikuara. Për izolimin dhe shuarjen e zjarrit janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë. Forcat zjarrfikëse po vijojnë punën në terren për vendosjen e plotë të situatës nën kontroll.
Burimi:
kohajone.com