Zjarr në Pogradec, digjet mbi 2 hektarë kullotë
Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe të madhe në fshatin Udënisht të bashkisë Pogradec. Për izolimin e flakëve janë angazhuar forca të shërbimit zjarrfikës, pyjor dhe punonjës të njësisë administrative Udënisht. Sipas raportimeve, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës nuk ka lejuar përhapjen e flakëve në banesat që ndodhen shumë pranë vatrës së zjarrit. Nga zjarri janë djegur më shumë se 2 hektarë kullotë.
Burimi:
gijotina.com