Zjarr në një servis automjetesh në autostradën Fier-Lushnje
Një zjarr ka rënë në një biznes që merret me riparimin e automjeteve në autostradën Fier-Lushnje, pranë pushimit të shoferit. Zjarri është evidentuar nga punonjësit e servisit, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Pas ndërhyrjeve të zjarrfiksëve është bërë e mundur shuarja e flakëve, të cilat pasi përfshinë pjesën me bar të thatë pas servisit, po përhapeshin drejt ullishteve në të dyja anët. Nga zjarri janë djegur disa rrënjë ullinjsh, si dhe mbetje plastike automjetesh që ndodheshin pas servisit.
Burimi:
syri.net