Zjarr në kabinën elektrike në Fier, lagjja “Apollonia” mbetet pa energji
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe vendosjen e situatës nën kontroll. Si pasojë e incidentit, pallati pranë kabinës dhe një pjesë e zonës përreth kanë mbetur pa energji elektrike. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa pritet ndërhyrja e specialistëve për të riparuar defektin dhe për të rikthyer furnizimin me energji elektrike.
Burimi:
kohajone.com