Zjarr në fshatin Bishan të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Zjarr në fshatin Bishan të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi nga era

foto nga Zjarr në fshatin Bishan VLORË- Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e së hënës në fshatin Bishan të Vlorës, duke përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe kallamishte. Në vendngjarje ka mbërritur një mjet zjarrfikës, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në zonën me bimësi. Forcat zjarrfikëse kanë nisur punën për izolimin e vatrës dhe shuarjen e zjarrit, ndërsa ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura./ZËRI