Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen pranë banesave
Një zjarr i madh ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe është afruar pranë zonave të banuara në ishullin Braç në Kroaci. Si pasojë rreth 230 persona u evakuuan. Më shumë se 220 zjarrfikës, të mbështetur nga 69 automjete, kanë luftuar me flakët gjatë gjithë natës. Në operacion janë përfshirë edhe katër avionë zjarrfikës Canadair CL-415, të cilët nisën ndërhyrjen herët të dielën në mëngjes. Pak para mesnatës, banorët dhe turistët në qytetin e vogël të Milnas dhe zonat përreth, në pjesën perëndimore të ishullit, morën një paralajmërim në telefonat e tyre, ndërsa flakët po afroheshin me zonat e banuara. Sipas agjencisë zyrtare kroate të lajmeve Hina, rreth 230 persona u evakuuan nga zona, shumë prej tyre me anije të rojes bregdetare dhe varka...
Burimi:
vizionplus.tv