Zjarr i madh në Shkopet të Matit, flakët rrethojnë fermën, rrezikohen 250 krerë bagëti

Zjarr i madh në Shkopet të Matit, flakët rrethojnë fermën, rrezikohen 250 krerë bagëti

Pamje nga zjarri SHKOPET- Vatra e zjarrit në fshatin Madhesh të Shkopetit është përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme të malit. Flakët po avancojnë në drejtim të vargmaleve të Skënderbeut dhe zonës së Krujës. Sipas informacionve paraprake, po rrezikohet edhe një fermë blegtorale me rreth 250 krerë lopë, e cila raportohet se është rrethuar nga flakët. Mësohet se për shkak se flakët kanë rrethuar fermën, është e pamundur që kafshët të nxirren nga ferma. Në rrezik ndodhen edhe barinjtë që kujdesen për tufën e bagëtive, ndërsa përhapja e zjarrit po e bën gjithnjë e më të vështirë ndërhyrjen nga toka./ZËRI