Zizou, përsëri ti? 20 vite më pas rikthehet kampioni që i ka emocionuar italianët dhe bërë të vuajnë

Zizou, përsëri ti? 20 vite më pas rikthehet kampioni që i ka emocionuar italianët dhe bërë të vuajnë

Topa që bien nga qielli dhe ulen në tokë me një prekje që nuk duket njerëzore… Në të njëjtin çast, artisti i veshur si futbollist kalon kundërshtarin që i është ngjitur pas. Kontrolli i orientuar, teknika, driblimi vdekjeprurës, goditjet e sakta të dënimit, gjuajtjet e fuqishme e precize dhe loja me kokë…; Zinedine Zidane është i gjithi ky repertor. Italianët e njohën më 19 mars 1996, kur me Bordeaux shkatërroi Milanin në Kupën UEFA. Më pas Juventusi e bleu dhe, pas një fillimi jo të shkëlqyer, një gol i madh ndaj Interit në tetor e nisi drejt titullit të vitit 1997. Më vonë erdhi Real Madridi, me ruletat, driblimet, kontrollet fantastike dhe asistet vizionare. Me Francën, Zidane i ndëshkoi italianët në çerekfinalen e Botërorit 1998...