Zhvillohet Kampionati Kombëtar i Shpëtimit në Ujë 2026, në fokus siguria në plazhe
Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” me mbështetjen e Ministrisë së Turizmi, Kulturës dhe Sportit, zhvilloi Kampionatin Kombëtar të Shpëtimit në Ujë 2026. Kampionati vuri në provë shpejtësinë, teknikën dhe qëndrueshmërinë në disiplina që ndërthurin garën sportive me aftësitë për të shpëtuar jetë. Ministri Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se përgatitja në këto disiplina merr vlerë të veçantë gjatë sezonit veror, kur siguria e pushuesve kërkon vigjilencë dhe ndërhyrje të shpejtë nga postacionet e vrojtimit në plazhet tona. “Zhvillimi i turizmit kërkon edhe më shumë siguri në bregdet, ndaj mbështesim nisma që forcojnë kulturën e parandalimit dhe shpëtimit në ujë”, u shpreh kreu i MTKS-së. Çdo vit, më shumë se 300,000 njerëz në gjithë botën humbin jetën...
Burimi:
kultplus.com