Zhvillimet në Tiranë dhe Beograd, Berisha: Këto ndryshime të kujtojnë ‘Pranverën Arabe’
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon këtë të diel një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale. Berisha komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke i lidhur ato me situatën në Shqipëri. Ai akuzoi Policinë e Shtetit për përdorimin e plumbave prej gome ndaj protestuesve, duke pretenduar se 16 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa shprehu mbështetjen e PD-së për protestën studentore. Fjala e Sali Berishës: Java ishte javë ndryshimesh të madha. Ndryshime qe sjellin ndër mend pranverën arabe, pasi në Beograd një autokrat i lidhur me krime lufte, gjenocid, me vrasje, u përmbys në Serbi dhe një elitë e re politike erdhi në fuqi, erdhi në pushtet. Le të urojmë që kjo elitë e dalë nga zgjedhjet e ditës së diel të...
Burimi:
ntv.al