Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion. Eurodeputetët dënuan dhunën e policisë
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, gjatë mbledhjes së komisionit të zhvilluar sot, u ndal te deklaratat dhe qëndrimet e eurodeputetëve të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, duke kërkuar nga mazhoranca që t’i dëgjojë dhe të reflektojë për mesazhet e partnerëve europianë. Zhupa theksoi se Bashkimi Europian kërkon zgjidhje politike, luftë reale kundër korrupsionit, zgjedhje të lira e të ndershme dhe respektim të së drejtës për protestë. Ajo nënvizoi se një qeveri që akuzohet për korrupsion dhe lidhje me krimin nuk mund të vendosë vetë standardet e luftës kundër korrupsionit dhe zgjedhjeve të lira, ndërsa iu referua edhe qëndrimeve të eurodeputetëve që kanë dënuar dhunën e policisë ndaj protestuesve. Pjesë nga fjala e Ina Zhupës: Dhe kur partnerët...
Burimi:
syri.net