Zhupa: Asnjë takim bilateral, Rama i refuzuar në OKB! Gjuha diplomatike për ti thënë koha jote mbaroi

Zhupa: Asnjë takim bilateral, Rama i refuzuar në OKB! Gjuha diplomatike për ti thënë koha jote mbaroi

Në një reagim të saj, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar një listë me takimet dypalëshe të zhvilluara nga liderë të tjerë të Ballkanit gjatë qëndrimit në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke e vënë atë përballë axhendës së kryeministrit Edi Rama. Zhupa thekson se, ndryshe nga liderët e tjerë të rajonit, Rama nuk ka zhvilluar asnjë takim bilateral me një lider të rëndësishëm rajonal, europian apo botëror. Sipas saj, kjo është dëshmi e izolimit diplomatik të kryeministrit shqiptar dhe gjuha diplomatike për ti dhënë mesazh refuzimi. Agjenda e tij në Nju Jork është mbushur me takime të tjera, që Zhupa i cilëson si të organizuara me emra të përzgjedhur nga administrata dhe rrethi politik i Ramës. Reagimi i plotë...