Zhegrova mahnit me statistikat, hyn në historinë e Serie A
Ylli shqiptar Edon Zhegrova po dëshmon se mund të jetë një armë e rëndësishme për Juventusin. Edhe pse nuk arriti të shënonte në barazimin 1:1 ndaj Cagliarit, futbollisti kosovar spikati me paraqitjen e tij, duke barazuar një rekord statistikor në elitën e futbollit italian. I inkuadruar në fillim të pjesës së dytë nga trajneri Luciano Spalletti, në vend të Francisco Conceiçãos, Zhegrova ndikoi menjëherë në lojën ofensive të skuadrës torineze. Anësori i Kosovës krijoi vazhdimisht rrezik për mbrojtjen e Cagliarit dhe regjistroi pesë goditje në kuadratin e portës. Megjithatë, portieri Elia Caprile arriti t’i ndalte të gjitha tentimet e tij. Një statistikë që e veçon në futbollin italian Paraqitja e Zhegrovës nuk kaloi pa u vërejtur as në aspektin statistikor. Sipas të dhënave të publikuara...
Burimi:
kultplus.com