Zhduket trageti në Indonezi, një i vdekur dhe 103 të shpëtuar –
Një person ka humbur jetën dhe 103 të tjerë janë shpëtuar të dielën, pasi një traget me 243 persona në bord u zhduk pranë ishullit Java në Indonezi. Trageti ishte duke lundruar mes ishujve Java dhe Borneo kur u përball me kushte të vështira atmosferike dhe dallgë deri në 2.5 metra të larta. Shefi lokal i kërkim-shpëtimit, I Putu Sudayana, konfirmoi se ekipet e emergjencës kanë evakuuar me sukses 103 persona, ndërsa një pasagjer ka ndërruar jetë. Operacioni i shpëtimit është zhvilluar në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme. Sudayana tha se edhe anija 40 metra e gjatë e Agjencisë së Kërkim-Shpëtimit të Indonezisë, Basarnas, u përball me rrezik të madh për shkak të dallgëve dhe motit të keq. Incidenti vjen vetëm pak ditë pasi një motoskaf...
Burimi:
javanews.al