Zhduket Oltion Bistri/ Ish-shefi i Operacionales nuk gjendet në banesë, dyshohet se ka ikur drejt …

Zhduket Oltion Bistri/ Ish-shefi i Operacionales nuk gjendet në banesë, dyshohet se ka ikur drejt …

Ish-shefi i Forcës së Posaçme Operacionale, Oltion Bistri, nuk është gjetur në banesën e tij në Tiranë, pasi agjentët kanë shkuar për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila vendosi rikthimin e tij në burg. Vendimi vjen një ditë pasi Apeli i GJKKO-së ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, duke e dënuar Bistrin me 7 vite e 4 muaj heqje lirie, nga 2 vite burg që kishte marrë më parë. Gjykata e shpalli fajtor edhe për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale, duke lënë në fuqi edhe dënimin për zbulimin e akteve ose të të dhënave sekrete. Sipas burimeve, Bistri rezulton të jetë larguar disa javë më parë drejt Greqisë, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës. Megjithatë, nuk dihet...