Zgjidhën misterin më shumë se 100-vjeçar, çmimi Nobel në Kimi u jepet Henri Kagan dhe Kenso Soai

Zgjidhën misterin më shumë se 100-vjeçar, çmimi Nobel në Kimi u jepet Henri Kagan dhe Kenso Soai

Henri Kagan dhe Kenso Soai SHBA-Shkencëtari francez Henri Kagan dhe studiuesi japonez Kenso Soai janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në Kimi, për punën e tyre mbi mënyrën se si molekulat mund të marrin forma të ndryshme pasqyrë gjatë reaksioneve kimike.  David Pendlebury, kreu i analizës kërkimore në Institutin për Informacion Shkencor të Clarivate, tha se puna hapi drejtime të reja për kimistët që eksplorojnë se si lindi kompleksiteti molekular. Studimi i tyre i është përgjigjur një prej pyetjeve më të vjetra të kimisë: si mund të krijohet vetvetiu homokiraliteti, një fenomen që ka mbetur i pashpjeguar për më shumë se 100 vjet. Ky fenomen është veçanërisht i rëndësishëm në industrinë farmaceutike, pasi dy format e së njëjtës molekulë mund të shkaktojnë efekte të ndryshme biologjike.