Zgjerimi i BE-së, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë

Zgjerimi i BE-së, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë

Ferit Hoxha TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka reaguar pas komunikimit të Komisioneres për zgjerimin Marta Kos lidhur me përgatitjet e Bashkimit Europian për zgjerimin me anëtarë të rinj. Përmes një reagimi në platformën X Hoxha vlerësoi qasjen e Komisionit Europian dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar procesin e reformave, ndërsa theksoi nevojën për një rrugëtim drejt anëtarësimit që të jetë ambicioz, por njëkohësisht realist. “Shqipëria është gati. Jo vetëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por edhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së tij”, tha Hoxha. Ministri nënvizoi se procesi i zgjerimit nuk është një detyrim vetëm për vendet kandidate. Sipas tij, përgatitja duhet të jetë e ndërsjellë pasi edhe vetë Bashkimi Europian duhet të...