Zgjedhjet vendore 2027, KQZ propozon votimin elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha: Vendimmarrja kërkon mbështetjen nga partitë politike! (DOKUMENTI)
Votim elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha kërkon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2027, që pritet të jenë në muajin maj. KQZ ka nisur konsultimet me partitë politike, teksa në një shkresë të firmosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, KQZ u kërkon partive politike të shprehin qëndrimin e tyre. Sipas dokumentit, KQZ po vlerëson aspektet teknike, logjistike dhe administrative të shtrirjes së sistemit elektronik. Institucioni vlerëson se aplikimi në 3 ose 4 bashki të mëdha do të përbënte një qasje të arsyeshme dhe proporcionale. “Çdo vendimmarrje për zgjerimin e këtij procesi duhet të mbështetet në një qëndrim të qartë dhe të konsoliduar të partive politike”, thuhet në shkresën e KQZ-së. Partive u kërkohet që, përpara...
Burimi:
javanews.al