No Image Available

Zgjedhjet në Serbi, reagon Ministria e Jashtme: Të gatshëm të bashkëpunojmë me institucionet e reja, përgjegjësi normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Ministria e Jashtme ka përgëzuar Koalicionin Shqiptar për fitoren e dy mandateve nga zgjedhjet e mbajtura dje në Serbi. Ministri Ferit Hoxha i sheh zhvillimet e fundit në Serbi si dëshmi të rëndësisë së angazhimit qytetar. Fitorja e 2 mandateve duhet të jetë në shërbim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Më tej, nënvizon se përgjegjësi thelbësore mbetet normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Ai shprehet se pritshmëritë janë për angazhim konstruktiv në dialog dhe hapa konkretë në marrëdhënie të qëndrueshme. Në fund, përmbyll se Shqipëria mbetet gjithnjë e gatshme për të bashkëpunuar me institucionet e reja që do të dalin. Deklarata e plotë: Shqipëria përgëzon Koalicionin Shqiptar dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin në zgjedhjet parlamentare në Serbi....