Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

Numërimi i votave dhe shqyrtimi i ankesave zgjedhore vijojnë në Izrael, ndërsa formimi i një qeverie të re pritet të jetë i vështirë. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund t’i duhen disa ditë për të shpallur rezultatin përfundimtar. Sipas ligjit, ai ka shtatë ditë nga dita e zgjedhjeve për t’ia përcjellë rezultatet zyrtare presidentit Isaac Herzog. Pas shpalljes së rezultateve, presidenti do të zhvillojë konsultime me përfaqësuesit e partive politike për të vendosur se kujt do t’i japë mandatin për formimin e qeverisë. Mandati nuk i takon automatikisht partisë që merr më shumë vota, por kandidatit që ka më shumë mundësi të sigurojë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve në parlamentin izraelit, Knesset, i cili ka gjithsej 120 vende. Një nga mundësitë është formimi i një...