No Image Available

Zgjedhjet e 9 majit 2027, Pjerin Ndreu konfirmon rikandidimin për një mandat të tretë në krye të Bashkisë Lezhë

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë Lezhë, në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu ka bërë të ditur arsyet që e kanë shtyrë të hyjë sërish në garë nën siglën e PS, duke e cilësuar rikandidimin si një përgjegjësi për të vijuar projektet e nisura dhe për të çuar më tej zhvillimin e qytetit dhe njësive administrative. Në argumentimin e tij, kryebashkiaku ka bërë një bilanc të dy mandateve në drejtimin e bashkisë, duke krahasuar gjendjen financiare dhe infrastrukturore që, sipas tij, gjeti në vitin 2019 me situatën aktuale. Ndreu rendit mes arritjeve rritjen e buxhetit nga 12.7 milionë në 33–34 milionë euro të...