Zgjedhje vendimtare në Izrael, pjesëmarrje rekord
Izraeli po zhvillon zgjedhje me rëndësi të veçantë, në një klimë të tensionuar pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe konflikteve që pasuan në rajon. Kryeministri Benjamin Netanyahu synon të sigurojë një tjetër mandat, por përballë tij qëndrojnë kundërshtarë që kërkojnë ndryshim të drejtimit politik të vendit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja arriti në 16,7 për qind vetëm tri orë pas hapjes së qendrave të votimit, niveli më i lartë për këtë periudhë që prej vitit 1981. Pritshmëritë janë për një garë të ngushtë, pa një fitues me epërsi të qartë. Kundërshtarët e Netanyahut e akuzojnë qeverinë për dështimet e sigurisë që paraprinë sulmin e 7 tetorit dhe kërkojnë një hetim kombëtar për përgjegjësitë politike dhe institucionale. Në anën tjetër, Netanyahu mbështetet...
Burimi:
kohajone.com