Zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiç shpërndan Parlamentin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shpërndarë të mërkurën Parlamentin dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 tetor. Vendimi vjen pas muajsh protestash masive të udhëhequra nga studentët, të cilët prej kohësh kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe ndryshime në mënyrën e qeverisjes së vendit. Zgjedhjet parlamentare në Serbi pritej të zhvilloheshin në dhjetor të vitit 2027, por Vuçiç ka firmosur dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe caktimin e datës së re të zgjedhjeve. Protestat studentore, të zhvilluara prej afro dy vitesh, kanë vënë nën presion të fortë qeverinë serbe. Protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi institucionale, transparencë dhe ndryshime politike. Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme përbën një zhvillim të rëndësishëm në krizën politike që ka përfshirë Serbinë dhe pritet të shërbejë si...
Burimi:
vizionplus.tv